Liderët e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski po bëjnë edhe një përpjekje për të arritur konsensus rreth datës së zgjedhjeve. Takimi u thirr nga Presidenti Stevo Pendarovski i cili vendosi të mos e vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme për përshtatjen e afateve për zgjedhjet, në rast se liderët merren vesh për datën.