Pas Çairit, Kumanovës dhe Tetovës sonte i është bashkangjitur edhe Zajazi me moton “PSE JO” për kryeministrin e parë shqiptar.
Zajazi është çuar në këmbë për të mbështetur idenë e Ali Ahmetit. Në çdo rrugë të Zajazit shihen parolla me moton “PSE JO” duke dhënë mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.
Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thoshte:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.
Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut.