Në mesin e viktimave nga Kovid 19, edhe një 31 vjeçare shtatzënë nga Gostivari

Nga 8 të vdekurit sot nga Covid 19 në Maqedoni, është edhe një 31 vjeçare shtatzëne nga Gostivari.Ajo më 26 maj ishte sjellur në Shkup pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid 19, dhe urgjentisht ishte operuar nga gjinekologë.

Marketing

Më 26 maj ajo ishte operuar dhe i është nxjerë fetusi i vdekur. Ajo më pas është transferuar në Klinikën Infektive në Shkup, dhe e njejta është mbikqyrur nga gjinekologë, transfuziologë, epidemiologë dhe infektologë.

“ISHSSH çdo ditë e ka ndjekur mjekimin e shtatzënes dhe në aspektin e kompetencave tona nuk kishte asnjë vërejtje për intervenimet mjekësore, gjegjësisht pacientes i janë dhënë të gjitha terapitë dhe përkujdesi i nevojshëm”, ka deklaruar mjekja Irinka Buhova SotirovaNdryshe pacientja 31 vjeçare nga Gostivari është pacientja e dytë shtatzëne që humbë jetë nga Covid 19.

Më parë, edhe një femër 26 vjeçare nga Kumanova pas lindjes kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 dhe ka ndëruar jetë vetëm pak ditë pas lindjes.

Marketing