Nga një informatë e publikuar nga Lëvizja Anti Bixhoz, në rrjetin e tyre zyrtar në facebook, kuptuam se njëri nga anëtarët kësaj Lëvizjeje qenka sulmuar fizikisht, me pretekstin se po merret me betejën për mbylljen e kazinove dhe bastorеve në RMV.
Shprehim keqardhje dhe indinjatë të thellë për sulmin fizik ndaj anëtarit të kësaj Lëvizjeje e cila për një kohë të gjatë po jep një kontribut të pakontestueshëm në forma të ndryshme për t’i luftuar dukuritë devijante të shoqërisë sonë siç janë kazinotë dhe bastet.
E dënojmë ashpër këtë akt qyqar dhe makabër të ushtrimit të dhunës ndaj Z.A dhe ju bëjmë thirrje organeve policore dhe atyre të drejtësisë që ta hetojë rastin dhe sa më parë që kryerësi i kësaj vepre penale të nxirret para drejtësisë dhe ta merr dënimin e merituar.
Fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut, pothuajse të gjithë “bossat” e kazinove dhe bastorеve sot janë të lidhur më pushtetin dhe policinë, dhe ata vazhdojnë të jenë gjithmonë në mbrojtje të pushtetit dhe të partive që përbëjnë pushtetin.
Solidarizohemi me Lëvizjen Anti Bixhoz, dhe me anëtarin e tyre që ka qenë objekt i sulmit dhe i dhunës, njëkohësisht ashtu siç deri tani i inkurajojmë për punën e tyre dhe zotohemi se bashkërisht do t’i luftojmë këto dukuri devijante, të shoqërisë tonë për të mirën dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.