LSDM premtoi të ardhmen ndryshe,një shoqëri të barabartë për të gjithë ndërsa tashmë po rrëshqet me shpejtësi tek një nacionalizëm i pa frenuar dhe njëkohësisht po kthehet tek e kaluara e errët që shqiptarët e dijnë tashmë.
Ali Ahmeti me idenë e një Kryeministri shqiptarë trazoi tejmase gjithë forcat regresive maqedonase përshirë edhe LSDM-në “Pro perëndimore”.
I fundit në listën e atyre që reaguan kundër kryeministrit me cinizmin e tij politik “eftini” është edhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov,njeriu i zëshëm i dikurshëm i opozitës dhe sot projektuesi i qëllimeve maqedonase duke harruar shqiptarët,ata që e votuan atë dhe i mundësuan partisë së tij qeverisjen dhe pushtetin e tyre përcjellë TetovaSot.
Shilegov fitoi me votat e shqiptarëve këtë funksion që ka dhe po ua kthen mirësinë me një nënçmim dhe diskriminim ,lojë e njohur e partisë së tij që kanë një nacionalizëm të fshehur por të rrezikshëm.
Cinizmit të Shilegovit i është kundërpërgjigjur njëri ndër figurat kryesore të BDI-SË Izet Mexhiti ,fitues i tre mandateve në Komunën e Çairit duke i kujtuar dhe çveshur qëllimit e errët të kreut të Shkupit.
Mexhiti tha se “Eftini prikazni” për në Kala, për mua janë projektet e premtuara “Tuneli nën kala” që do lidhte 2 anët e Shkupit, të cilin e premtove pa pasë asnjë studim, thjeshtë një endërr. Nëse vërtetë doni ti lidhni 2 anët e Shkupit, dil në Çarshi dhe shikoi problemet reale që janë në kompetenca tuaja dhe flasim çka mund të kontribosh. Edhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi është ndërmarrje nën kompetenca direkte tua. Mirë që e përmende sepse kanë ngelë një mal premtimesh në letër edhe në atë fushë. është shprehur Mexhiti duke i përkujtuar Shilegovit atë që ka premtuar dhe nuk ka realizuar dot dhe tashmë po sillet vetëm si kryetar e një etnie pavarësisht se ai mori edhe votat shqiptare dhe i harroi ata dhe tash shpërfaq edhe kundërshtime rreth idesë për kryeministër shqiptar