Likova,njëra ndër zonat më të mëdha të rezistencës shqiptare në konfliktin e 2001-shit është rreshtuar në idenë madhore për një kryeministër shqiptar që i bën të barabartë këta të fundit në përpjekjen e gjatë drejt rrugës për më shumë të drejta të shqiptarëve.
Pse JO- UÇK” kjo ka qenë njëra ndër grafitet e shënuara në zonën e rezistencës së madhe të luftës ,në Likovë.Ata kanë përkujtuar sakrificën e madhe të shqiptarëve për të ardhë deri në këtë ditë kur ata do të jenë pesha kryesore në vendin multietnik,plot trazira dhe konflikte në të shkuarën.Likova si shumë vende të tjera është rreshtuar përmes kësaj ideje të jashtëzakonshme që ka tronditur ashpër palën maqedonase që kërkojnë pushtet dhe votë nga shqiptarët dhe nuk duan t’i shohin të barabartë më pas duke i dominuar ata.