Nga Aubameyang tek Ozil – lojtarët që Arsenal pritet t’i shes gjatë verës

Arsenal pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.

Marketing

‘Gunners’ synojnë të afrojnë emra të rinj në skuadër, por për ta bërë një gjë të tillë, ata duhet të heqin dorë prej disa nga lojtarëve që kanë në skuadër.

Nga Pierre Emerick Aubameyang deri te Mesut Ozil prite të jenë një numër lojtarësh që mund të shiten gjatë kësaj vere.

‘Goal’ ka ndarë në tri kategori lojtarët e Arsenal: Të paprekshëm, të pavendosur dhe ata që janë shpenzuar, pra “të pavlerët”.

Më poshtë po ua përcjellim emrat për secilën kategori.

Të paprekshëm: Bernd Leno, Gabriel Martinelli, Bukayo Saka, Kieran Tierney, Granit Xhaka, Hector Bellerin dhe Nicolas Pepe.

Të pavendosur: Pierre Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Lucas Torreira, Matteo Guendouzi dhe Mesut Ozil.

Të pavlerë/shpenzueshëm: Sokratis, Shkodran Mustafi, Sead Kolasinac, Henrikh Mkhitaryan, Mohamed Elneny dhe Maitland Niles. /Lajmi.net/