Lajçak: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Për Kosovën s’ka Bashkim Evropian pa u pajtuar me Serbinë.

Marketing

Këtë e ka thënë sot në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Dialogu po hyn në vitin e dhjetë, është dialog që mbështetet me rezolutën e asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe ky dialog ka sjell rezultate reale. Dua të ndërtojë mbi këtë që është arritur dhe të shkojmë më tutje dhe të arrijmë përmbylljen e këtij procesi. Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, është shprehur Lajçak në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Avdullah Hoti.

“Dua që Kosova të ecë përpara. BE është e gatshme ta ndihmojë Kosovën drejt të ardhmes evropiane”.

Lajçak ka thënë se Hotin e ka njoftuar për mandatin e tij dhe planin se si të arrihet të marrëveshja finale Kosovë-Serbi.