Filipçe: Porositë e kreut të BFI-së për koronavirusin, të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes

Më gëzon qëndrimi i kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu. Porositë e tij drejtuar besimtarëve se koronavirusi është ende këtu, janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes te qytetarët. Kreu potencoi se virusi është i rrezikshëm dhe po përhapet shpejtë dhe kërkoi nga besimtarët t’i respektojnë masat për mbrojtje dhe rekomandimet e profesionistëve, me të cilat tregoi përgjegjësisë ndaj gjendjes në vend, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

Ministri thekson se është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjithë faktorët në shoqëri të kyçen në luftën me koronavirusin.

“Secili në rrethin e tij të veprimit mund të ndikojë në vetëdijen e qytetarëve dhe të tregojë se vetëm me respektimin e masave mund ta tejkalojmë këtë gjendje”, thotë Filipçe.