Sinani dhe Sabiu do të vijnë me duet dhe koncert të përbashkët.
Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu prej vitesh jeton mes Amerikës dhe Kosovës.
Ai në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se ka në plan të bëjë një duet me Sabri Fejzullahun dhe ndoshta një mini koncert.
“Problemi është koha që po na mungon edhe disa probleme teknike”.
Sinani thotë se për fat të keq në Kosovë ka humbur tradita e koncerteve e që thotë se në vendet tjera të rajonit janë në rregull. Këngëtari i njohur thotë se e ka përjetuar mjaft vështirë kohën e pandemisë derisa ishte në Amerikë.
“Të shohësh Manhatanin të mbyllur tërësisht është e tmerrshme”. Ndryshe Sinani me Sabriun kanë mjaft duete gjatë karrierës së tyre të gjatë dhe të bujshme.