Bayern Munich edhe zyrtarisht janë kampion të Bundesligës për sezonin 2019/2020.
Skuadrës së Hansi Flick, i ka mjaftuar një fitore 0-1 në udhëtim te Werder Bremen, për t’u bërë skuadra e parë në ligat kryesore që fiton titullin këtë sezon në fushë.
Ky është titulli i 30-të në histori të Bayernit, i teti më radhë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje që ia solli fitoren dhe titullin Bayernit e shënojë Robert Lewandowski, në minutën e 43’-të të ndeshjes. Për polakun, ky ishte goli i 40 sezonal.
Në anën tjetër, për Werder Bremen e Milot Rashicës, kjo humbje minimizon edhe më tepër gjasat për mbijetesë në Bundesligë, ku pas 32 xhirove, renditen në vendin e 17-të, me 28 pikë.