Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Tërpezë të Malishevës ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Viktima në këtë aksident është Albert Krasniqi, aktivist i Nismës Socialdemokarate.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se Albert Krasniqi, sot do të duhej të niste punën si këshilltar i tij.
Njoftimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.
Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.
Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.
Lamtumirë shoku ynë,
Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!.