Andonosvki: Mickoski nuk është në Listë Zgjedhore, sepse nuk synon të fshihet në Parlament

Stefan Andonski, nga VMRO-DPMNE, në përballje me Zhernovskin tha se Mickoski nuk është në Listën Zgjedhore, sepse nuk synon që të fshihet në Parlament, apo pas një mandati.

Marketing

Sipas tij Mickoski është i bindur se votuesit do të zgjedhin programin e VMRO-së, andaj në edhe thotë me bindje se nëse ky program nuk votohet nga shumica e qytetarëve edhe do të japë dorëheqje.

Megjithatë Zhernovski, nga LSDM, thot se nuk mund të flitet për përgjegjësinë e Mickoskit, për sa kohë që ai nuk kandidon në cilëndo Njësi Zgjedhore. Sipas tij, kjo qasje e Mickoski është fshehje nga përballja, sepse pa këtë të fundit nuk ka legjitimitet.