Për shkak të përballjes së keqe me krizën shëndetësore të epidemisë me koronavirusin, Maqedonia është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë e cila ka pikun e dytë apo valën e dytë.
Dje kishim 134 të sëmurë të rinj dhe 8 të vdekur nga koronavirusi, që është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Zaevit dhe LSDM-së. Maqedonia për shkak të Zaevit dje Filipçes është vendi në rajon dhe më gjerë që është me një numër rekord të të sëmurëve dhe të rasteve të vdekjeve në një milion banorë. Forbs dhe Njujork tajms na rendisin në vendet e pasigurta dhe vende të cilat kanë rritje më të madhe të epidemisë me Kovid-19, që vetvetiu flet se jemi Vuhani evropian.
Në mënyrë shtesë jemi i vetmi vend evropian i cili ka kufij të mbyllur dhe mundet vetëm shtetasit e huaj të transitojnë nëpër Maqedoni në rrugën në drejtim të Greqisë.
Kjo është shkatërruese. Në kohën kur i gjithë rajoni dhe e gjithë Evropa dalin nga vala e parë, ne për shkak të paaftësisë së Zaevit dhe Filipçes tashmë kemi pikun të dytë, ndërsa mundemi të mendojmë vetëm si do të jetë nëse ka edhe pik të tretë. Për këtë duhet që ky virus i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së quajtur pushtet i Zaevit sa më shpejt ta mposhtim në zgjedhje, që të mundet Maqedonia të bëhet vend i cili në vjeshtë do të përballet me sfidat shëndetësore, ekonomike dhe sociale.
Do ta mposhtim koronën dhe do ta mposhtim virusin, Zaev dhe LSDM. Ose rindërtim ose mashtrime. Maqedonia nuk harron! Maqedonia do të fitojë!
Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së