Nagavci: Hoti nuk e di pse po shkon në Washington

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, tha se delegacioni i Kosovës që do të shkojë në Washington për bisedime me Serbinë, nuk e ka ende të qartë arsyen e vizitës.

Marketing

Nagavci theksoi se edhe kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë dje të qartë se nuk ka agjendë për temat që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.

“Pasi inicuan mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, u bënë pjesë e skenarit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, krijuan një Qeverie të varur nga Lista Serbe, hoqën masat e reciprocitetit ndaj Serbisë që i vendosi Qeveria Kurti, hoqën dorë vullnetarisht nga e drejta për të aplikuar në organizata ndërkombëtare, pra dobësuan pozicionin e Kosovës, tani po bëhen gati të shkojnë në Washington, ndonëse akoma nuk e dinë as vet se cila është arsyeja e vizitës. Zt. Hoti dje e bëri të qartë se ai nuk është i njoftuar as për ndonjë axhendë, as për temat sa i përket takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përderisa Presidenti Thaçi ndërkaq po vazhdon të jap sinjale të qarta për atë që ka planifikuar tashmë”.