Pasi gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska deklaroi se Bojan Jovanovski është dënuar me 9 vjet burg dhe Katica Janeva me 7 vjet burg, prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi paraburgim për dy të akuzuarit.
Prokurorja Villma Ruskoska sot foli para mediave për gjykimin e Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës në rastin “Reket”.
Ajo tha se nuk është e kënaqur me dënimin që iu shqiptua dy të akuzuarve, duke shtuar se kishte pritur më tepër se nga 10 vite burg, veçanërisht për Boki 13.
“Jam e kënaqur për aktvendimin, por jo edhe për dënimet, veçanërisht për Bojan Jovanovskin. Prita së paku 10 vite burg për të”, tha Ruskoska.
Ndryshe gjykimi për këtë lëndë zgjati gjashtë muaj, ndërsa akuza ishte ngritur kundër tre personave, Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Mileski.
Jovanovski ka qenë në paraburgim me muaj në burgun e Shkupit, ndërsa Janeva është nën arrest shtëpiak, për të cilën Ruskovska kërkoi që masa t’i ndryshohet në paraburgim.