Komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyi gjatë një sesionit të parlamentit Europian deklaroi se Komisioni Europian do t’i rekomandojë këtë javë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, së bashku me përditësimet mbi progresin e bërë nga të dy vendet.
Varhelyi njëkohësht bëri thirrje për më shumë punë nga dy vendet ballkanike.
“Vendet ballkanike nevojitet të plotësojnë reformat. Më shumë punë nevojitet si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore” deklaroi Varhelyi.
Sipas komisionerit për zgjerimin në BE, sa më shpejt të kemi rezultate të prekshme, aq më shpejt do të ecim me procesin e integrimit.
“Komisioni Europian do të analizojë progresin e bërë në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë. Gjithashtu në vjeshtë do të dalim me një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rajonin ekonomikisht në planin afatgjatë dhe për ta afruar rajonin me BE-në” -deklaroi Varhelyi.