Aleatët e NATO-s janë duke u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të Kovid-19

epa08490663 NATO Secretary-General Jens Stoltenberg (C) chairs a NATO defense ministers meeting via teleconference at the Alliance headquarters in Brussels, Belgium, 17 June 2020. EPA-EFE/FRANCOIS LENOIR / POOL

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit ministror të mbrojtjes, paralajmëroi se 30 vendet anëtare të Aleancës kanë rënë dakord të krijojnë fond solidariteti përpara një vale të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Ky mekanizëm solidariteti synon t’i ndihmojë shtetet anëtare të NATO-s të kenë qasje në pajisjet e nevojshme mjekësore në rast të një vale të re kritike, por madhësia dhe shuma e fondit do të varet nga sa investojnë secili shtet anëtar në të.

Deri më tani, disa shtete anëtare e kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre, por Stoltenberg nuk tregoi se cilat.

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim njëri-tjetrin në rast të një vale të dytë për t’i zvogëluar vuajtjet dhe për të shpëtuar jetë,” deklaroi Stoltenberg në një konferencë shtypi pas një takimi virtuel ministror të mbrojtjes këtë pasdite.

Ai paralajmëroi se është e rëndësishme që kriza shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie dhe se vendet aleate janë të përkushtuara për ta mbrojtur infrastrukturën kritike.

Angazhimet e bëra sot janë një shenjën e unitetit të Aleancës, tha njeriu i saj i parë, duke iu referuar drejtpërdrejt me këtë deklaratë “dezinformimit” dhe “propagandës” së forcave të huaja që përpiqen t’i “minojnë” institucionet e NATO-s dhe shtetet e saj anëtare.

“Aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë po e përdorin krizën për t’i minuar institucionet, dhe për t’i fajësuar aleatët për gjithë pandeminë, këtë e kemi parë në mediat sociale dhe vende të tjera, por ne do t’i përgjigjemi propagandës dhe dezinformatave duke i ndihmuar aleatët të vijnë deri në fakte, ne do të ndajmë informacione dhe do të punojmë ngushtë me Bashkimin Evropian në këtë fushë, nuk besoj se përgjigjja ndaj propagandës është një propagandë tjetër”, deklaroi shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ai theksoi se e vetmja përgjigje efektive ndaj propagandës së vendeve të treta dhe strukturave është media e lirë dhe e pavarur.

“Gazetarët që e kryejnë punën e tyre, që i kontrollojnë burimet e tyre dhe mund t’i zbulojnë përpjekjet e dezinformatave, mediat e lira dhe të pavarura janë mënyra më e mirë për të marrë informacion të saktë, veçanërisht në kohë krize”, tha Stoltenberg.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me pretendimet se presidenti amerikan Donald Tramp, ka kërkuar ndihmë nga Kina që të rizgjidhet në nëntor, Stoltenberg nuk pranoi t’i komentojë drejtpërdrejt këto informacione, por tha se ka një konsensus midis anëtarëve të Aleancës se është e nevojshme ballafaqim me ndikimin sa më të madh të Kinës, si jashtë NATO-s ashtu edhe në vendet anëtare të NATO-s.

“Çdo përpjekje për ta minuar besimin në institucionet tona demokratike është në kundërshtim me vlerat tona themelore”, tha Stoltenberg.