Javier Tebas ka dhënë lajme të mira për tifozët e futbollit në Spanjë.
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë disa lajme shumë të mira për tifozët e futbollit në Spanjë.
La Liga ka 2 xhiro që është rikthyer në fushat e blerta, pas pauzës së shkaktuar nga pandemia, por ndeshjet po luhen me dyert e mbyllura.
Duke komentuar situatën, Tebas ka thënë se liga dhe federata po punojnë mbi një protokoll që mundëson rikthimin e tifozëve në tribuna.
“Ne jemi duke punuar mbi një protokoll për hapjen e stadiumeve për tifozët. Mbani distancën sociale, me një maskë në fytyrë”, ka thënë Tebas, transmeton lajmi.net.
“Do të ketë zona të sektorizuara, me një derë të veçantë hyrëse. Një faqe interneti ku personi që shkon në stadium duhet të regjistrohet, për t’u thënë orën dhe minutin e hyrjes, rrugën që duhet të ndjekin brenda stadiumit, për të shmangur turmat – dhe të njëjtën gjë në dalje”, ka thënë tutje presidenti i La Liga.
Sipas raportimeve të ditëve të kaluara nga Spanja, pritet që tifozët e parë të kthehen në tribuna në muajin tetor.
Mbetet të shihet nëse plani i Tebas dhe La Liga do të finalizojnë me sukses protokollin për rikthimin e tifozëve në tribuna.