Aktori i njohur shqiptar i humorit, Florian Binaj ka dalur pozitiv me pandeminë Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Aktori i njohur nga show “Portokalli” tha se pas testimit është vetizoluar edhe këtë e ka bërë edhe para testimit.
Ai tha se do të qëndrojë në vetizolim deri në përfundim të karantinës, prandaj aktorin nuk do ta shohim në dy javët e fundit të “Porokallisë”.
Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje:
“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!
Shëndet të gjithëve!”, janë fjalët e aktorit.