2735 raste aktive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut tanimë janë regjistruar 2735 rast aktive të të sëmurëve me Kovid-19.

Marketing

Numri më i madh i tyre është në Shkup, edhe ate 1593. Ndërsa sa i përket brendisë së kryeqytetit, Çairi prinë me 352 raste, ndërsa nga 100 e më tepër raste ka thuajse në gjitha komunat e tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar 4820 veta, ndërsa kanë ndërruar jetë 222 veta.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri tek rritja e rasteve ka ardhur nga mosrespektimi i masave.
Nga 15 për qind e të sëmurëve janë në spitale, ndërsa pjesa tjetër me simptoma të lehta apo asimptomatik janë në trajtim mjekësor shtëpiak.