Qeveria miratoi financimin e partive, kursehen 4 milonë euro

Qeveria mbrëmë miratoi urdhëresës me fuqi ligjore për financimjn e partive politike për vitin 2020. Sipas dekretit 4 milion euro do të mbeten në buxhetin shtetëror të cilat sipas qeverisë do të shfrytëzohen për ballafaqim me pasojat e pandemisë.

Marketing

Ndryshe, sipas ligjit këtë vit partive duheshte që tu ndahen rreth 320 milion denarë, ndërsa me miratimin e dekretit tashmë partitë do të financohen me gjithsej 71.480.556 denarë.

Dallimi prej 4 milionë euro, do të shfrytëzohet për ballafaqimin me pandeminë.

Ky Dekret ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë. “Si ministre e Drejtësisë në kompetencën e së cilës është Ligji për Financimin e Partive Politike do të propozoj dekret me fuqi ligjore me të cilin do të hiqet financimi vjetor i partive politike që duhet të paguhet këtë vit. Shpresoj se të gjitha partitë politike do ta mbështesin dekretin e propozuar. Solidariteti në vepër”, ishte shprehur ministrja Renata Deskoska.