Në botë mbi 8,6 milionë persona të infektuar me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë sot tejkaloi 8,6 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në mbi 458 mijë, sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins.

Marketing

Krahasuar me dje, numri i njerëzve të infektuar në botë u rrit për 200.000, ndërsa në 24 orët e fundit, nga Kovid-19 vdiqën edhe 8.000 njerëz.

SHBA-ja ende ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes – mbi 2,2 milionë të infektuar dhe rreth 119.000 raste të vdekjes.

Në vend të dytë është Brazili, i cili e tejkaloi numrin prej mbi një milion të infektuar. Numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil arriti në 1.038.568, ndërsa nga Kovid-19 vdiqën 49.090 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e atij vendi. Dje u regjistruan 1.206 raste të reja të vdekjes, ndërsa u vendos rekord i ri i numrit të rasteve të reja, pasi që për një ditë u konfirmuan 54.771 të infektuar të rinj.

Në raport me numrin e të infektuarve, në vijim është Rusia me rreth 568 mijë banorë me Kovid-19, pas çka pasojnë India me mbi 380.000 dhe Britania e Madhe me diçka më tepër se 303.000 persona të infektuar.

Në raport me rastet e vdekjes, prapa SHBA-së dhe Brazilit, Britania e Madhe ka 42.546 raste të vdekjes, pas çka pasojnë Italia (34.561), Franca (29.620) dhe Spanja (28.315).