Bayerni vazhdon me formë të mirë në Bundesligë

Bayern Munich ka treguar formë të mirë në ndeshjen e xhiros së 33-të, duke e mposhtur 3:1 në ‘Allianz Arena’ skuadrën e Freiburgut.

Joshua Kimich që në minutën e 15’, i dha epërsinë kampionëve të rinj të Bundesligës, pas një asistimi të pranuar nga Robert Lewandowski.

Marketing

Ylli polak, në vazhdim të ndeshjes arriti të regjistrohet dy herë në listën e golashënuesve, duke shënuar në minutat 24’ dhe 37’.

Me këto dy gola, Lewandowski ka çuar në 33 numrin e golave këtë sezon.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lucar Holer, në minutën e 31’.

Pas 33 ndeshjeve, Bayern numërin 79 pikë në renditjen tabelare.