Grenell thirrje për Kosovën dhe Serbinë: Shfrytëzojeni shansin që po ia jep Shtëpia e Bardhë

Kanë mbetur më pak se një javë nga takimi që do të zhvillohet në Uashington mes Kosovës dhe Serbinë.

Marketing

I dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar duke kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që liderët politikë në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shansë për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni meritojnë asgjë më pak se kaq”, ka thënë Grenell.

Kujtojmë, se SHBA-ja ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor ku do të diskutohet për rifillimin e dialogut.