Interi merr tre pikë të vështira ndaj Sampdoria

Interi ka marrë fitore të vështirë, por mjaft të rëndësishme në përballjen me Sampdorian duke triumfuar me rezultat 2:1.

Marketing

Zikaltërit dominuan sfidën, por mysafirët ishin të rrezikshëm gjatë kundërsulmeve.

Romelu Lukaku (10’) dhe Lautaro Martinez (33’) i siguruan ekipit të Conte një epërsi solide në pjesën e parë.

Por në gjysmën e dytë Thorsby (53’) ngushtoi diferencën, megjithatë ishte kjo krejt çka arriti të bënte ekipi i Ranierit.

Inter vazhdon më tej të jetë në pozitën e tretë me 57 pikë, gjashtë më pak se Juventusi në pozitën e parë, ndërkaq Sampdoria në vendin e 16 tubon 26 pikë.