Vuçiqi fiton zgjedhjet në Serbi me 62,5 % të votave

Partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën. Siç raportuan mediat në Serbi, sipas rezultateve të para zyrtare Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.

Marketing

Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë, raporton B92.

Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.

Pas rezultateve të para, fitoren e ka festuar Vuçiqi, duke thënë se partia e tij ka marrë më shumë se dy milionë vota.

“Në politikë jam qe një kohë të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”.