Drejtori i burgut në Idrizovë: Fotografitë partiake mund të jenë futur përmes paketimeve ushqimore

Drejtori i burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski sot në emisionin “Brifingu mëngjesit” ka folur për videon dhe fotografitë të cilat u përhapën ditëve të fundit ku të burgosur thërrasin të votohet për një parti të caktuar politike.

Marketing

Ai dënon këtë akt dhe paralajmëron sanksione kundër punonjësve policorë.

“E dënoj këtë akt të aktivistëve partiak, nëse ka të tillë në burg. Për ata të cilët është dashur të përkujdesen që kjo mos të ndohdë, nëse vërtetohet do të sanksionohen”, tha Mojsoski.

Ai sqaroi se si mund të kishin hyrë fotografitë partiake.

“Dy telefona celularë janë konfiskuar. Ka mundësi që fotografitë të ishin futur përmes paketimeve me ushqim, apo i kanë patur prej më herët”, tha Mojsoski.