OBSH: Tubimet fetare po ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

Marketing

Në një konferencë për media ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë, kur tashmë mbi 9 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha Kerkhove.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar dje për rritjen më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, pasi në vetëm 24 orë është raportuar për 183.000 persona të infektuar.

Brazili renditet i pari me 54,771 raste, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 36,617 raste dhe India me 15,400 të infektuar.