Kosovë/Kuvendi dështon t’i ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare, nga të cilat vendi mund të përfitonte miliona euro.Debati i sotëm është karakterizuar me polemika të ashpra mes pozitës dhe opozitës.PDK dhe Vetëvendosje refuzuan votimin e këtyre marrëveshjeve, duke drejtuar kështu gishtin kah qeveria Hoti, të cilën ata e quajnë qeveri e mashtrimit.

Në fund të debatit, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kërkoi edhe nga opozita që këto marrëveshje të miratohen, mirëpo që kjo nuk ndodhi.

Marketing

Në momentin e votimit, vetëm 58 deputetë votuan pro, gjë që do të thotë se nuk ka kuorum për vazhdimin tutje.Me këtë rast, seanca ka shkuar në një orë pauzë.

Më poshtë janë marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të ratifikohen:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.