Studimi: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA.

Marketing

Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima.

Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj.

Publikimi amerikan është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology” dhe vjen pikërisht në prag të ngritjes së temperaturave.