Koronavirusi/ Rikthehet izolimi në një rajon të Gjermanisë

Teksa shtetet lehtësojnë masat kufizuese, numri të prekurve me koronavirus është rritur. Gjermania ka vendosur që të rikthejë përsëri masat kufizuese në rajonin e Renanisë Veriore-Vestfali, pas shpërthimit të rasteve me koronavirus në një fabrikë të përpunimit të mishit.

Marketing

Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane mbi 1500 punonjës të fabrikës Tonnies kanë rezultuar pozitivë. Drejtuesi i landit Armin Laschet tha se masat parandaluese në distriktin e Gütersloh, ku jetojnë 360 mijë persona, do të zgjasin deri në 30 qershor.

Ky është hapi i parë i këtij lloji që kur shteti i vlerësuar për menaxhimin e krizës shëndetësore, nisi zbutjen e kufizimeve. Restorantet do të lejohen që vetëm të shpërndajnë ushqim, por jo që të praojë klient për të konsumuar ushqim brenda ambienteve.

Po ashtu,  do të hyjnë sërish në fuqi masat e distancimit social. Autoritetet e cilësojnë shpërthimin e rasteve në fabrikën e përpunimit të mishit si incidentin më të rëndë të infektimit në vend. Të gjithë punonjësit e impiantit të prekur do të vendosën në karantinë të detyruar, nën mbikëqyrjen e forcave të rendit. Një gardh metalik është vendosur rreth strukturës dhe ushqime po shpërndahen për më shumë se 7 mijë personave që punojnë atje.

Kjo nuk është e vetmja vatër e re e koronavirusit në Gjermani. Një bllok apartamentesh u vu nën karantinë në qytetin e Gotingn dhe policia u mobilizua për të garantuar respektimin e masave, pasi disa banorë u përpoqën të dilnin me forcë. Kreu i Institutit të Shëndetësisë Publike, Lothar Ëieler tha se vendi rrezikohej nga një valë e dytë infektimesh, por shprehu optimizëm se do ta parandalonin atë.