Kryeministri bullgar do të ndëshkohet për mosvendosje të maskës

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

“Të gjitha personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ministria ka thënë se në këtë vendim përfshihen Borissov, gazetarët dhe stafi tjetër medial që ka përcjellur vizitën në kishë.

Manastiri ortodoks, Rila, është më shumë se 1,000 vjet i vjetër, prandaj konsiderohet një prej atraksioneve turistike në këtë shtet.

Bullgaria pati nisur të lehtësojë masat e kufizimit, të vëna pas shpërthimit të koronavirusit të ri, mirëpo javën e kaluar autoritetet kanë regjistruar 606 raste të reja të infektimit, duke e çuar shifrën totale të të prekurve në 3,984.

Prej tyre, 207 persona kanë vdekur. Pas rritjes së shifrave të infektimit, vendosja e maskave është bërë sërish e detyrueshme në ambiente të mbyllura publike, përfshirë autobusët dhe trenat.