Nuk ka pasur se si të mungoj reagimi i Labinot Tahirit.
Ministria e Shëndetësisë kishte marrë vendim për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera për këtë verë.
Kjo si pasojë e parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, vendim ky i cili ishte i papranueshëm nga pronarë restorantesh e emra të njohur të estradës të cilët së bashku kishin organizuar edhe protestë para Qeverisë së Kosovës.
Ishte Labinot Tahiri këngëtari më i zëshëm lidhur me këtë çështje ndërsa pas marrjes së vendimit për lejimin e dasmave dhe ahengjeve nuk ka pasur se si të mungojë reagimi i tij.
Statusi i plotë i Labit në Facebook:
Dasmat sërish në vazhdimsi! Urime dasmorë! Kur bën mirë , gjen mirë! Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve. Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare , u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar! Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe shoqatës së hotelierêve të Kosovês e të tjerë! Hapja fillon me datë 01.07.2020 BINGOOOOOO VAZHDOJMË ME DONACIONE SOT VEQ FILLUAM NDERTIMIN PËR VETERANIN E UÇK-SË NË DRENAS. Labi-FKSH..