Reagon OVL e UÇK-së pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata Special

Nënkryetari i OVL-UCK, Nasim Haradinaj pas aktakuzës nga Gjykata Speciale për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së Kadri Veselin ka thënë se një aktakuzë nga Gjykata Speciale ka qenë e pritshme.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka pohuar edhe ai më herët që nga kjo Gjykate do të ketë edhe aktakuza por kjo nuk do të thotë që Thaci e Veseli janë fajtorë per cka akuzohen.

Marketing

“Une e kam thënë edhe më herët, kjo ka qenë e pritshme pas luftës do të përballmei edhe me gjëra të tilla. Një aktakuzë nuk do të thotë se ata janë fajtor. Unë besoj në drejtëisnë Evropiane dhe Ndërkombëtare. Këto janë të bazuara në shpifje të Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj për Infokus.