Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me aktakuzën që Zyra e Prokurorit bëri ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Rama tha se qëkur e ka marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të UÇK-së, përpiqet që të arrij të formulojë fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën e tij.
Rama tha se nesër do të shprehet publikisht me një mesazh për të gjithë shqiptarët, e do të jetë deri në fund në krah të atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Millosheviqit, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE🇦🇱👐🏿🇪🇺