Ali Ahmeti: Kur do të ndalet gjahu ndaj luftëtarëve, i mbështjellë me propagandë e shpifje?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ka kërkuar ndaljen e propagandës dhe shpifjeve ndaj luftës çlirimtare të Kosovës, duke porositur se lufta çlirimtare do të ngadhënjejë gjithmonë dhe se rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje.

Marketing

Ahmeti ka reaguar ndaj inicimit të Speciales për aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli për kinse krime lufte.

Postimi i plotë:

E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellë me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike?

Aq shumë misione, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.

Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje.