Veteranët paralajmërojnë protesta, kërkojnë ndryshimin e ligjit për Specialen

Organizata për Veteranët e Luftës së UCK-së vlerëson se aktakuza e ngritur e pakonfirmuar nga prokuroria e specializuar për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli është kryekëput politike. Madje ata po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale dhe të futen edhe krimet e kryera në Kosovë nga pala serbe.

Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i Dick Martit dhe kjo është një e pavërtetë e madhe ku thuhet se ndodhen një shtëpi e verdhë ku janë heqje organet njerëzore. Sipas tij këto fakte nuk qëndrojnë fare dhe janë të pavërteta.

Marketing

Nënkryetari i OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj tha se nga mbledhja e këshillit drejtues kanë dal me disa vendime siç është se ngritja e aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti kur është bërë publike kjo aktakuza tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht dhe në mënyrë të kundërligjshme po tentohet të pengohet procesi i dialogut Kosovë-serbi.

Haradinaj ndër të tjerash nuk i ka përjashtuar as protestat.