Kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili është bartës i listës së kandidatëve në koalicionin Mundemi në NJZ 2 sot e vizitoi Butelin dhe me ç’rast theksoi se Qeveria e udhëhequr nga partia e tij LSDM në tre vitet e fundit ka bërë kthesë edhe nga sistemi i regjimit, shteti tani përparon.
– Duhet të vazhdojmë me nisma të reja nëpër atë rrugë, në mbrojtjen e shëndetit publik dhe për transformim dhe zhvillim të shpejtë të ekonomisë”, tha Spasovski.
Anëtarësimi në NATO është realizuar si një nga qëllimet strategjike të shtetit, qëllimi i dytë strategjik – vendimi për fillim të negociatave me BE-në ka filluar.“E ngritëm ekonominë, derisa zgjidhnim çështje strategjike për shtetin. E siguruam gjuhën maqedonase, identitetin, shtetin e siguruam në hartën botërore të shteteve. I mbrojtëm qytetarët dhe shtetin në krizën botërore ekonomike-shëndetësore nga skenaret më të errëta – kujdesemi për shëndetin publik dhe nuk lejuam askush të mbetet pa ekzistencë. Koncepti ynë është siguri”, tha Spasovski në Butel.
Për VMRO-DPMNE-në opozitare tha se koncepti i tyre janë lajmet e rrejshme dhe konstruksionet.
Çka ka në anën tjetër? Grabitje të parave të qytetarëve, krim, kohë të errëta, izolim ndërkombëtar, regjim. Çka do të thonë nga VMRO-DPMNE – do ta kthejmë regjimin?! Për atë gënjejnë, thotë Spasovski në Butel.