Durllovski: Këto zgjedhje janë mundësi të cilën nuk guxojmë ta humbim

Bartësi i njësisë zgjedhore 5, Igor Durllovski bashkë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski e vizitoi Vevçanin. Nga Vevçani, Durllovski theksoi se të gjithë jemi maqedonas dhe besojmë në Maqedoni. Atë besim nuk mund ta shkatërrojë askush, as ky pushtet.

Marketing

“Çka do të bënte Maqedonia pa Vevçanin? Çka do të bënte pa qytetarët e Vevçanit? Kam nderin dhe kënaqësinë që jam sot me ju. Secilin vit prej këtu prej Vevçanit krenar përmes Karnavalit të Vevçanit bota njoftohet me traditën tonë burimore maqedonase, e cila bartet prej një gjenerate në tjetrën. Edhe atë si vlerë më e çmueshme familjare”, sqaroi Durllovski.

Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së bëhet e ditur se Durllovski shtoi se Vevçani direkt në sy ua thotë të vërtetën të gjithëve, duke dërguar porosi të fuqishme se maqedonasit janë popull i cili ka zakone dhe tradita të cilat nuk vdesin.

Durllovski përkujtoi se tre vite para syve të qytetarëve shkelej dinjiteti kombëtar, ridefinohej identiteti, e poshtëruan Republikën e Maqedonisë. Për këtë pushtet gjithçka është mjet i tregtisë dhe asgjë nuk është e sigurt.