Lëvizja BESA lavdërohet me punët e Bujar Osmanit

Sot jemi në ditën e tretë të fushatës parazgjedhore, dhe gara ka nisur të ashpërsohet mes rivalëve politik. Lëvizja BESA e cila ka hyrë në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit ka nisur të lavdërohet me punët e zv/kryeministrit të BDI-së, Bujar Osmanit, përcjell TS.

Marketing

Integrimi, Anëtarësimi në NATO dhe Negoaciatat me BE-në janë kryesishtë meritë e BDI-së, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit.

Anëtarësimin në NATO edhe ish kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka shprehur hapur qëndrimin e tij se Maqedonia u bë pjesë e NATO-së falë politikave të Ali Ahmetit.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen me 15 korrik edhe ate tre ditë radhazi.