Filipçe viziton BFI-në: Lufta kundër virusit do të zgjasë

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe konsideron se është me rëndësi tejet të madhe të gjithë faktorët shoqërorë të kyçen në mënyrë aktive dhe ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre në komunitet, në luftën me koronavirusin. Në atë drejtim, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë, inicohet takim i përbashkët i përfaqësuesve të qeverisë, organizatave joqeveritare dhe bashkësive fetare.

Marketing

“Lufta me virusin do të zgjasë, por ne duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të mbrohemi. Konsideroj se është me rëndësi tejet të madhe të gjithë faktorët shoqërorë të kyçen në mënyrë aktive, ta shfrytëzojnë ndikimin e vet në komunitet, në ngritjen e vetëdijes për koronavirusin dhe nevojën për respektim të masave për mbrojtje personale. Për këtë është i domosdoshëm dialogu në të gjitha nivelet shoqërore. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë inicon takim të përbashkët të përfaqësuesve të qeverisë, organizatave joqeveritare dhe bashkësive fetare, ku do t’i definojmë mënyrat për përfshirje aktive të të gjithëve dhe bashkim në luftën me virusin”, thotë FIlipçe.

Në atë kontekst, sot në mëngjes ministri Filipçe u takua me reisin e ri të Bashkësisë fetare islame, Shaqir Fetahu.

“Fetahu në tërësi dakordohet me këtë dhe e përshëndet iniciativën. Ai theksoi se do të vazhdojë të japë mbështetje maksimale dhe kontributin e tij personal në përpjekjet e institucioneve të cilat po përballen me krizën nga koronavirusi në vend”, tha Filipçe.