Tirana International Airport konfirmoi sot 10 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.
Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë Air Albania në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.
Me kompaninë Wizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dje kthim.
Me kompaninë Pegasus, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.
Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania Albawings, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.