Shkarkimi i Ziberit/ Ademi ‘selam’ Filipçes: Ndoshta mundesh me shkarku, por nuk do te mundesh më, sepse do te shkarkohesh vet!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, njëherit edhe bartës i listës për deputet në zonën zgjedhore 2, sot gjatë takimit me qytetarë në Këshillin Vendor “Luan Haradinaj” në Shkup, ka komentuar shkarkimin e Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe!

Marketing

Ademi ka vlerësuar lartë punën e Ziberit gjatë përballjes me pandeminë COVID19!

“Derisa Arben Ziberi dhe Shaban Mehemti ishin në vijën e parë duke u përballur me virusin, Filipçe ishte në vijën e parë të Press-konferencave, dhe ndoshta Filipçe sot ka mundur ta shkarkoj Ziberin, por më nuk do të mundet, sepse do të shkarkohet vet!” – ka deklaruar Ademi !