Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë bërë 1086 teste, ndërsa janë regjistruar 150 raste të reja me Kovid – 19.
Shkup 93
Kumanovë 7
Shtip 3
Prilep 4
Tetovë 12
Strugë 3
Manastir 1
Ohër 9
Gostivar 3
Koçan 1
Kërçovë 8
Resnjë 5
Negotinë 1
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar, 21 prej të cilëve janë nga Shkupi, 3 prej Shtipi, 2 prej Tetove dhe 1 prej Manastiri.
Kanë ndërruar jetë 9 persona, 6 pacientë prej Tetove dhe 3 pacientë prej Shkupi.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient prej Shkupi i moshës 79 vjeçare. Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 2 persona prej Shkupi i moshës 58 dhe 81 vjeçare dhe një pacientë prej Tetovë i moshës 58 vjeçare. Në Tetovë, viktimat janë të moshës 60, 63, 69,72 dhe 77 vjeçare.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid – 19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 5906. Numri i të shëruarve është 2236, i të vekurve është 277, ndërsa për momentin raste aktive janë 3393.
Deri tani në vend janë bërë 57.895 testime ëpr Covid-19. Edhe sot nuk ka testime të bëra në kuadër të skriningut nëpër kopshte. Në Klinikën Infektive janë pranuar 16 pacientë dhe gjithësej të hospitalizuar janë 100 pacientë. Në mbështetës oksigjeni janë 46 pacientë dhe nuk ka të tjerë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle jnë hospitalizuar 4 fëmijë të dyshuar dhe me Covid-19 dhe gjithësej të hospitalizuar janë 17 persona të rritur me koronavirus. Në spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë, ndërsa gjithsësej të hospitalizuar jën 133. Në respirator janë 9 pacientë. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 44 pacientë, kurse në spitalin e Shtipit 30. Në repartet infective në Tetovë, Ohër, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 75 pacientë, pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus.