Bllokohen mbi 1 mijë mërgimtarë në kufirin Serbi-Hungari, Kroacia bllokon kufirin

Për shkak të rritjes së numrit të madh të viktimave dhe të infektuarve në Serbi nga koronavirusi, Kroacia posa ka mbyllur kufijtë me këtë vend fqinj, e kjo ka ka shkaktuar telashe në komunikacion duke bllokuar qindra pasagjerë kryesisht shqiptarë për shkak kolonave dhe pritjeve të gjata në kufi, njofton gazeta “Bota sot” nga vendi i ngjarjes.

Marketing

Bëhen kolona të gjata deri në 5-6 km dhe pritje deri në tetë orë të veturave dhe autobusëve me plotë udhëtarë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës qe ia kanë mësyer Zvicrës, Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore.

Mësohet se janë bllokuar mbi një mijë shqiptar në kufirin Serbi-Hungari (Horgosh dhe Batrovci) pasi Kroacia ka mbyllur sot kufijtë.

Reagimet dhe mesazhi i parë nga bashkëbiseduest e bllokuar në mes kufirit serbo-hungerez është qe të mos nisen për momentin qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut nga Presheva se situata është e keqe.

“Ne jemi të bllokuar qe 7 orë”, thonë disa udhëtarë , kurse disa tjerë thonë që presin “nga 8-10 orë”.

Edhe nëse niset dikush për vendet evropiane, të niset kah Hungaria, sepse Kroacia sapo i ka mbyllur kufitjë.

Edhe “nëse niseni bile merrni ujë, bukë e qumësht që mos t’ju hekin bile fëmijet.” thonë disa të tjerë, përcjell Albinfo.ch