Për koalicionin midis partisë në pushtet Alternativa dhe Aleancës për Shqiptarët më shumë vlejnë zgjedhjet e 15 Korrikut se sa shëndeti i qytetarëve që për ta është dytësorë dhe që e dëshmojnë disa nga tubimet partiake gjatë kësaj fushate sic është rasti me atë që u mbajt në qytetin e Dibrës informon TetovaSot.
Në këto tubime që dëshmohen edhe përmes incizimeve sheh grumbuj njerëzish që nuk respektojnë distancën fizike , dhe nuk respektojnë poashtu në përgjithësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga virusi korona COVID-19 që po rrit kohëve të fundit numrin e të prekurve nga ky virus dhe po merr jetë njerëzish përcjellë TetovaSot .
Duket se disa nga krerët e partive si në rastin në fjalë nuk po respektojnë atë që premtuan në fillim të fushatës duke thënë se “shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi”, duke u zotuar se do të shfaqin përgjegjësi.
Ata nuk po respektojnë rekomandimet, konkluzionet dhe vendimet e qeverisë që miratohen në bazë të organeve kompetente për ballafaqimin me koronavirusin në Ministrinë e Shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi dhe kjo vlen për të respektuar këto rregulla vetë liderët politikë pa përjashtim.
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2020/06/received_3291012227790739.mp4?_=1