Xavi Hernandez ka konfirmuar edhe një herë se planifikon të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës.
Ish mesfushori i skuadrës katalanase, i cili tashmë është duke drejtuar skuadrën e Al Sadd, nuk ka fshehur ambiciet e tij.
“Shpresa më e madhe që kam tani është që të jem trajner i Barcelonës dhe të kthejë Barçën në rrugën e fitoreve”, ka thënë Xavi.
“Jam njeri i klubit. Do të doja të kthehesha në kohën e duhur dhe të filloja një projekt nga zero. E kam thënë më parë se unë dua të marrë vendime te Barcelona. Është e qartë se tani është koha e zgjedhjeve. Nuk do të përjashtojë asgjë”, ishin fjalët e spanjollit.
Xavi është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm te Barcelona të cilës duket sikur po i “rrëshqet” nga duart titulli kampion në La Liga, ndërsa Quique Setien është pranë largimit.