Neziri: Ka ardhur koha që administrata në Veles të mbushet me shqiptarë!

Edhe pse kishte shumë premtime në të kaluarën nga ana e partive maqedonase LSDM e VMRO DPMNE për shqiptarët në zonën e 3-të zgjedhore, sërish administrata shtetërore në Veles e fshatrat për rreth është zero për qind me shqiptarë.

Marketing

Deri më tani partitë maqedonase ua kanë marrë votat shqiptarëve dhe pastaj i kanë lënë në harresë, duke mos dashur që asnjë prej tyre të jenë pjesë e institucioneve shtetërore.

“Ka ardhë koha që administrata shtetërore dhe insitrucionet publike të ketë përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku shqiptarët do të jenë të punësuar të paktën 25%. Qytetarëve u duhen shërbime  në gjuhën amtare dhe ky është synimi ynë pas marrjes së mandatit”, tha Bekim Neziri, bartës i listës zgjedhore numër 3.

Komuna dhe institucionet tjera është koha që të frymojnë edhe shqip, sepse ka kuadër të mjaftueshëm edhe tek bashkësitë tjera.

“Shqiptarët e Velesit kanë kuadër të mjaftueshëm që të drejtojnë institucione shtetërore. Me hapjen e universiteteve në gjuhën shqipe si ai në Tetovë dhe ‘Nënë Tereza’ në Shkup, është mundësuar që shumë të rinjë të diplomohen dhe në këtë mënyrë të rritet profesionalizmi i tyre. Prandaj ne sigurojmë se çdo institucion shtetëror do të detyrohet të përmbushë obligimin ligjior për përfaqësim të 25% të shqiptarëve në të gjitha institucionet publike”, tha Neziri.

Bashkë me deputeten Nikollova ata sigurojnë edhe maqedonasit dhe komunitetet tjera se nga përfaqësimi adekuat nuk humbin aspak maqedonasit, por iu jepet mundësia që edhe shqiptarët me përgatitje profesionale të nevojshme të marrin përgjegjësitë e tyre për jetë sa më të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj ane.

“T’i shërbesh qytetarët në gjuhën e tyre amtare është integrim i mirëfilltë në jetën multietnike të këtij shteti”, tha Meri Nikollova, kandidate për deputete nga radhët e BDI-së në njësinë e 3-të zgjedhore.

Të gjithë ata që kanë kryer faklutete dhe arsim adekuat duhet t’i shërbejnë bashkëatdhetarëve të tyre në mënyrën më dinjitoze.

“Shqiptarët në komunën e Vlesit dhe në fshtrat e këtyre anëve do të kenë trajtim adekuat dhe të mirëfilltë, pasi në të ardhmen do t’u shërbejnë bijëta dhe bijat e tyre. Nuk do të lejojmë që për një dokument të thjeshtë të nëpërkëmbet dinjiteti i tyre sepse në shërbimet ndaj qytetarëve do të jenë edhe administratorët shqiptarë”, ka premtuar Neziri.