KShZ të mërkurën do ta përmbyll regjistrin zgjedhorë i cili pritet të ketë 1 milion e 814 mijë qytetarë.Kreu i saj, Oliver Derkovski, pas një takimi me ministrin e brendshëm, Naqe Çulev, tha se kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe përpunimi i të dhënave.Ai siguroi qytetarët për një regjistër zgjedhorë mirë të pastruar teksa shtoi se të gjithë duhet të japin kontribut që ky proces zgjedhor të zbatohet në mënyrë sa më të mirë të mundshme.